Politike

Rama futet në Kuvend, deputetët e PD ndezin tymuese, dëgjohen edhe shpërthime

Kryeparlamentarja, vazhdoi miratimin e projektligjeve pavarësisht kaosit.

7 Dhjetor 2023, 10:01 Nga A.B
Rama futet në Kuvend, deputetët e PD ndezin tymuese, dëgjohen
Edi Rama

TIRANË- Në momentin kur kryeministri Edi Rama u fut sot në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës nisën thirrjet “Turp, turp” dhe po ashtu ndezën tymueset dhe nisën t’i bien tavolinave. Në sallë u dëgjuan edhe 2 shpërthime, që sipas raportimeve ishin kapsolla.

Ndërkohë kryeparlamentarja, vazhdoi miratimin e projektligjeve.

Tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësit të Gardës, nisën që në momentin që ata tentuan të futen në Kuvend, ku iu bë një kontrolli i rreptë dhe më pas në ambientet e brendshme të sallës, teksa vendosën karriget e deputetëve para foltores.

edi rama seanca plenare 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll