Politike

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

Siç shihet nga fotoja, gardistët kanë rrethuar foltoren e Kuvendit duke mos lënë deputetët e opozitës që të krijojnë kaos.

7 Dhjetor 2023, 09:19 Nga r.ll
Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e
foto nga kuvendi

TIRANË- Sot në Kuvend pritet seanca plenare e radhës, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024

Garda e Kuvendit është vendosur në gatishmëri për të bërë të mundur mbajtjen e rregullit gjatë seancës. Siç shihet nga fotoja, gardistët kanë rrethuar foltoren e Kuvendit duke mos lënë deputetët e opozitës që të krijojnë kaos.

Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

seanca 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll