Politike

I përjashtuar nga seanca, Bardhi ndan pamjet brenda Kuvendit: Kjo është salla e Gardës së Republikës, plot 43 punonjës brenda

Bardhi thotë se kjo është salla e Gardës dhe jo e përfaqësuesve të qytetarëve.

7 Dhjetor 2023, 09:17 Nga A.B
I përjashtuar nga seanca, Bardhi ndan pamjet brenda Kuvendit: Kjo
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, është një prej deputetëve të Partisë Demokratike që është përjashtuar nga seanca e sotme plenare. Mirëpo, në platformën 'X', ai ka ndarë një video nga brenda Kuvendit, ku tregohet se Garda ka mbërritur në sallë 1 orë para nisjes së seancës. 

Bardhi thotë se kjo është salla e Gardës dhe jo e përfaqësuesve të qytetarëve.

REAGIMI I BARDHIT: 

Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda.

gazment bardhi seanca 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll