Politike

Deklarata e Ramës për Belerin, Omonia: Prokuroria e Posacme është e ndikuar dhe në trysninë politike të tij

Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, ku Greqia ka ngritur zërin për çështjen Beleri, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

7 Dhjetor 2023, 08:16 Nga A.B
Deklarata e Ramës për Belerin, Omonia: Prokuroria e Posacme
Edi Rama dhe Fredi Beleri

TIRANË- Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Edi Rama ka hedhur kategorikisht poshtë shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë. Në emisionin “Debat”, Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, ku Greqia ka ngritur zërin për çështjen Beleri, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Pas deklaratës së Ramës, ka ardhur edhe reagimi i Omonias. Këta të fundit, theksojnë se deklarata e Ramës, tregon se ai ka ndikim të drejtëpërdrejtë te Prokuroria e Posacme.

DEKLARATA e OMONIAS

Ne seancen e dates 04.12.2023 ne Gjykaten e Posacme te Shkalles se Pare Tirane , ne seancen per kerkimin e lejes se posacme per te kryer betimin Kryetari i Zgjedhur i Bashkise Himare , z.Dhionisios Alfred Beleri , Prokuroria e Posacme , me nje akt te pa precedent , ekstra procedurial dhe ne kundershtim me Kodin e Procedures Penale duke influencuar vullnetin dhe kerkimet e shprehuar publikisht te Juristit te Drejtorise se Burgjeve , ngulmoi ne shtyrjen e seances gjyqesore me kerkesa absurde per te verifikuar gjoja dergesat postare!

Juristi i Drejtorise se Burgjeve, pas kembenguljes se Prokurorise qe kerkonte nepermjet tij shtyrjen e seances gjyqesore, i intimiduar dhe nen presion, kerkoi shtyrjen e seances pasi me pare kishte kerkuar vazhdimin e saj !

Prokuroria e Posacme , ne harkun kohor te 2 muajve , ndryshoi qendrimin e saj lidhur me dhenien e lejes se posacme per te bere betimin Kryetari i Zgjedhur i Bashkise Himare duke pretenduar se kerkesa ne fjale eshte e pa bazuar ne ligj .

Ne gjykime te meparsheme ne kete Gjykate , Prokuroria e Posacme ishte treguar indiferente lidhur me dhenien e lejes duke mbajtur nje qendrim neutral ne gjykimin ku ajo eshte vetem pale e interesuar .
Natyrshem lind pyetja : Nen cilen influence dhe per cfare shkaku Prokuroria e Posacme nderroi mendim dhe u pozicionua kunder kerkeses per dhenien e lejes se posacme ? Perse u kerkuar shtyrja e seances ?

Nga deklarimet e sotme te Kryeministrit Rama , provohet katerciperisht se Prokuroria e Posacme eshte teresisht e ndikuar dhe ne trysnine politike te tij dhe se keto shtyrje kane qene te paramenduar dhe ne sinkron me qendrimet dhe daljet publike te planifikura te Kryeministrit Rama . Ne fakt , deklarimet e z. Rama po tentojne te trysnojne tashme Gjykaten e Posacme qe do te gjykoje ne daten 11.12.2023 kerkesen per leje te vecante .

Dhenia e lejes se posacme per kryerjen e betimit te z.Beleri eshte ne fakt fundi i nje cikli Kushtetues qe lidhet drejteperdrejte me perfundimin e procesit zgjedhor , eshte kurorezimi i vullnetit te zgjedhesve te cilet mandatojne drejteperdrejte Kryetarin e Bashkise Himare dhe ne kete kontekst , ky proces eshte teresisht Kushtetues dhe ne frymen e saj , si shprehje e vullnetit te drejteperdrejte te popullit per te zgjedhur .

Dhenia e lejes se posacme per tu paraqitur perpara Keshillit Bashkiak Himare me qellim kryerjen e Betimit nuk ka asnje lidhje me procesin penal , por eshte ne thelb nje e drejte qe buron nga Kushtetuta .

Qendrimi i sotem i Kryeministrit Rama eshte teresisht ne kundershtim me Pavaresine e Gjyqesorit dhe Reformen ne Drejtesi qe e trumbeton ne cdo dalje publike si histori suksesi. Duke qene se nje prej komponenteve kryesore te Reformes ne Drejtesi eshte edhe pavaresia e Gjyqesorit nga politika , Kryeministri Rama ne fakt nuk ka lene rast pa mbajtur qendrime ndikuese dhe kushtezuese ndaj Gjykates ne rastin Beleri.

Trumbetimi i gjoja arsyes se z. Beleri nuk mund te beje betimin pasi e ka ndaluar Gjykata e Larte , eshte teresisht i pa vertete dhe abuziv .

Reforma ne drejtesi qenka Rama !
Beleri nuk betohet edhe sikur KE te kthehet permbys !
Nuk ka nevoje per vendim te Gjykates se Reformuar !
Vendimi u dha !

edi rama fredi beleri

Sondazh

Poll