Politike

"Reformën në drejtësi e bëri Fatmir Xhafaj me juristët e PS"/ Rama: Ndërkombëtarët vetëm na futën në rresht

Ndërkombëtarët sipas tij kanë dhënë vetëm kontributin e rreshtimit të palëve për ta votuar në unanimitet Reformën në Drejtësi.

6 Dhjetor 2023, 22:07 Nga h.k
"Reformën në drejtësi e bëri Fatmir Xhafaj me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbrojtur sërish mbrëmjen e sotme idenë se Reformën në Drejtësi e ka realizuar Partia Socialiste. Rama tha se në drejtim të ndërtimit të Reformës në Drejtësi ka qenë Fatmir Xhafaj, i cili është përfaqësues i PS, ku sipas tij ka punuar me juristë të familjes politike që ai përfaqëson. Ndërkombëtarët sipas tij kanë dhënë vetëm kontributin e rreshtimit të palëve për ta votuar në unanimitet Reformën në Drejtësi. Sipas tij, ai theksoi se në hartimin e Drejtësisë së Re, partia e tij nuk ka vendosur asnjë nen që të kap drejtësinë.

“E para Partia Socialiste e ka nisur reformën drejtësi në ditën një të qeverisjes së saj dhe e ka nisur sepse e ka pasur në program në opozitë. Në programin elektoral, zgjedhor ka pasur këtë reformë dhe asnjë bashkëpunim me aleatët strategjikë. E dyta reforma ka kaluar mbasi është punuar intensivisht nga një komision ekspertësh dhe është udhëhequr nga PS. Gjatë gjithë kohës është ndërvepruar me aleatët strategjikë pikërisht për ta garantuar reformën. Kurrë asnjëherë ti nuk nxjerr dot një fakt që komisioni i reformës ka propozuar një nen të vetëm ku ka tentuar të kapi drejtësinë. S’e nxjerr dot se nuk ka. Kreu i komisionit për reformën në drejtësi ka qenë Fatmir Xhafaj. Nëse Fatmir Xhafaj nuk është i PS atëherë pastaj i bie që të gjithë të tjerët nuk e dimë se të kujt jemi. Ka pasur në përbërjen e vetë një pjesë të rëndësishme të mendimit juridik të PS. Në çdo hap kur ka dalë një produkt është vendosur në tryezë për të marrë mendimin e aleatëve tanë strategjikë. Aleatët kanë qenë këtu që në 91, i kanë folur këto historitë e korrupsionit, kanë qenë të gatshëm ta mbështesin siç na mbështetën ne, këdo që do tentonte. S’e ka tentuar askush tjetër përpara 2013. Reforma ka kaluar në 2016. Ne e kemi bërë me një vullnet të llahtarshëm. Nuk ka asnjë vend në rajon dhe as në Bashkimin Europian të ketë bërë këtë që bëmë ne. Në Kushtetutë ata i ka futur vullneti ynë, vullneti i Partisë Socialiste. Futja e operacionit të monitorimit në pushtet. Merita e tyre ekskluzive, e Amerikanëve është se futën në rresht ata që e votuan. PS ka qenë udhëheqësja. Nuk e kemi pasur asnjë trysni ne nga faktori ndërkombëtar. Vettingun e kemi kërkuar ne, kemi insistuar ne."

edi rama

Sondazh

Poll