Sport

PERDHUNIMI! Mbrojtja e viktimës kërkon 12 vite burg për brazilianin Dani Alves...

Ish-mbrojtësi I Barcelonës mund të kalojë disa vite burg

5 Dhjetor 2023, 17:08 Nga DOSJA

PERDHUNIMI! Mbrojtja e viktimës kërkon 12 vite burg për

SPANJE - "Çështja Dani Alves" vazhdon të grumbullojë episode në një histori, ku futbollisti përballet me drejtësinë për atë që ndodhi dhjetorin e kaluar në klubin e natës “Sutton” në kryeqytetin e Barcelonës. 

Këtë të martë, më 5 dhjetor, prokuroria ka paraqitur në Gjykatën e Barcelonës një dokument, ku kërkon 12 vite burg për brazilianin. Avokatja Ester García ka qenë e ngarkuar për t'iu drejtuar gjykatës për të paraqitur këtë dokument, siç detajohet nga agjencia Europa Press. Më parë, Prokuroria ka kërkuar nëntë vite burg për futbollistin për dyshimin se ka kryer dhunë seksuale ndaj një të reje.

Prokuroria publike kërkon edhe dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh për vajzën dhe 10 vite lirim me mbikëqyrje. Dani Alves është në burg që nga fillimi i vitit 2023 për këtë rast, gjë e cila është theksuar edhe nga problemet personale që ka pësuar. Fillimisht me partneren e tij, Joana Sanz, me publikime të ndryshme në rrjetet sociale të modeles dhe më pas me fjalët e ish-partneres së tij, e cila e ka akuzuar se po përpiqet të përfitojë nga fëmijët e tij.

PERDHUNIMI! Mbrojtja e viktimës kërkon 12 vite burg për
Dani Alves dhe bashkëshortja Joana Sanz

Më 14 nëntor, Gjykata e Barcelonës dekretoi hapjen e gjyqit ndaj futbollistit, i cili ka dhënë disa versione për ngjarjet e ndodhura në klubin e natës të Barcelonës. Fillimisht ai ka rrëfyer se nuk e njihte vajzën, ndërsa më pas deklaroi se e njihte, ndonëse mohoi faktet që e reja u deklaroi agjentëve të policisë.

Gjyqtari ka parë indikacione të qarta të kësaj dhune seksuale, e cila dënohet nga katër deri në 12 vjet në Kodin Penal. Pak javë më parë, Dani Alves ndryshoi mbrojtjen. Tani avokati i tij është Inés Guardiola Sánchez, një doktoreshë e të Drejtës Penale nga Universiteti i Barcelonës, e cila zëvendësoi Cristóbal Martell.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll