Sport

Zakonet e këqija te Manchester Unitet… Pogba, “gjithmonë ishte vonë” në stërvitje...

Ish-mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic, ka zbuluar zakonet e këqija te “Djajtë e Kuq”…

5 Dhjetor 2023, 16:20 Nga DOSJA
Zakonet e këqija te Manchester Unitet… Pogba, “gjithmonë

ANGLI - Nëse ai e kishte zbuluar veten gjatë vizitës së tij të parë në veri të Anglisë, Paul Pogba pati një aventurë të dytë më shumë se të përzier me Manchester United. Nga viti 2016 deri në vitin 2022, francezi, kampion bote në vitin 2018, ka përjetuar kryesisht infermierinë me “Djajtë e Kuq”. 

I pa kursyer nga dëmtimet, Pogba nuk i ktheu kurrë 105 milionë eurot e investuara nga “Djajtë” për ta rikthyer në Angli. Dhe përveç paraqitjeve mesatare në fushë, ai nuk ishte më i zellshmi as në stërvitje, siç tregon sot ish-bashkëlojtari i tij Nemanja Matic.

“Në një sezon, ne mblodhëm 75,000 paundë”

Tani, i vendosur në Stade Rennais, futbollisti serb u shpreh në një intervistë për median YU Planet: "Ndër lojtarët që ishin gjithmonë vonë, ishin Paul Pogba dhe Jadon Sancho, përveç disa të tjerëve. Te Chelsea, lojtarët silleshin si profesionistë, ishin të përpiktë, nuk vonoheshin asnjëherë në stërvitje, ndërsa te United ndodhte pothuajse çdo ditë.

Lojtarët e tjerë, ne ishim gjithmonë në kohë dhe kjo na shqetësonte, kështu që vendosëm të ngrinim një lloj Komiteti të brendshëm disiplinor, prej të cilit unë isha presidenti. Vendosa një fletë letre në mur, ku shënoja emrat e atyre që vinin me vonesë. Në një sezon kemi mbledhur 75 mijë paund gjoba (87 mijë euro)”,- ka treguar ai, një zbulim që me siguri do t'i bëjnë njerëzit të flasin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll