Sport

Rafael Leao: "Ndihem mirë, por nuk dua të rrezikoj, ende besoj te Scudetto"...

Sulmuesi i kuqezinjve në Grand Gala të futbollit: "Kampionati është i gjatë, besoj te ekipi"

5 Dhjetor 2023, 14:59 Nga DOSJA

Rafael Leao: "Ndihem mirë, por nuk dua të rrezikoj, ende besoj te

ITALI - "Ndihem mirë, nuk është një dëmtim serioz, por nuk duhet të rrezikohet. Unë jam duke punuar së bashku me mjekët." 

Në Grand Gala të futbollit, sulmuesi i Milanit, Rafa Leao, bëri një vlerësim të gjendjes së tij: "Unë jam ende duke u përpjekur të gjej kohë për t'u rikthyer në 100% dhe për të ndihmuar ekipin tim. Shpresoj të kthehem së shpejti. A besoj ende në Scudetto? Po, kampionati është i gjatë.

Skuadra ime po bën mirë. Ka pasur ndeshje në të cilat duhej të bënim më mirë dhe duhej të fitonim, por tani po i kthehemi fitores në shtëpi. Unë i besoj ekipit, sepse kemi nënshkruar me lojtarë me cilësi të madhe: edhe Pulisic shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e fundit, bashkëlojtarët e mi do të japin 100% për ekipin, ata bënë shumë mirë dhe jam i lumtur”.

Dhe përsëri: "Unë gjithmonë përpiqem ta vendos skuadrën në pozicionin e duhur, pozitiv. Është një gjë e rëndësishme të heqësh presionin, sepse tani ata kanë shumë presion. Unë gjithmonë përpiqem të vendos një "humor të mirë" në ekip, t’i ndihmoj ata që kanë ardhur tani. Është e mrekullueshme ta shohësh ekipin kur ata janë duke bërë mirë, kur ne fitojmë në shtëpi: Milani përherë duhet të fitojë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll