Sport

Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën, faza e 1/16-ave, luhet me sistem eliminimi…

Kupa e Shqipërisë vijon garën, teksa të mërkurën më datë 6 dhjetor, do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Do të luhen tetë takime, të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00.

5 Dhjetor 2023, 15:19 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën, faza e 1/16-ave, luhet

TIRANE - Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë vetëm dy nga ekipe të “Abissnet Superiores”, Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës, ndërsa blutë me Orikun.

Në takimet e tjera të kësaj faze do të luhen duele të forta edhe nga Kategoria e Parë, si Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008. Të gjitha takimet janë shumë të rëndësishme, pasi ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me vetëm një ndeshje.

Në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 të renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë (Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni), ndërsa edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje. Vetëm takimet e fazave çerekfinale (1/4) dhe gjysmëfinale (1/2) do të jenë me 2 takime.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të së mërkurës:

Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën, faza e 1/16-ave, luhet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll