Sport

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Zoumës dhe marrin 115 mijë euro: familja “traumatizohet”!

Francezi ka munguar në barazimin 1-1 mes West Ham dhe Crystal Palace këtë të dielë

5 Dhjetor 2023, 13:00 Nga DOSJA

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Zoumës dhe marrin 115

ANGLI - “The Sun” raporton këtë të hënë se shtëpia e lojtarit të West Ham, Kurt Zouma, është grabitur të shtunën, ndërsa lojtari dhe familja e tij ndodheshin brenda. Hajdutët u larguan me mbi 115 mijë euro para kesh dhe bizhuteri. 

Sipas të njëjtit burim, Zouma dhe familja e tij janë “traumatizuar” nga ngjarja. 29-vjeçari francez humbi ndeshjen e kësaj të diele kundër Crystal Palace (1-1), duke pretenduar se mungesa e tij ishte për “arsye personale”.

West Ham tashmë ka bërë të ditur se është duke bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në hetim dhe, në një deklaratë, ka garantuar se po ofron një shpërblim prej 25 mijë paund (rreth 29 mijë euro) për këdo që jep më shumë informacion për grupin që organizoi grabitjen.

"Ishte një sulm jashtëzakonisht shqetësues që la Kurt (Zouma) dhe familjen e tij të traumatizuar. Grupi ishte agresiv dhe i organizuar dhe shtëpia u kontrollua plotësisht. Kurt dhe familja e tij kaluan një kohë të tmerrshme dhe mezi flasin",- zbuloi një burim i afërt I lojtarit për 'The Sun'.

Duhet theksuar se Zouma ka qenë një nga lojtarët më me ndikim te West Ham, pasi ka luajtur gjithsej 12 ndeshje në Premier League këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll