Sport

Lajm i keq për Barçën, portieri Ter Stegen pritet t’i nënshtrohet bisturisë…

Ky është një lajm shumë i keq që konfirmohet për Barçën. Marc-André Ter Stegen, portieri i klubit katalanas do të kalojë në sallën e operacionit.

5 Dhjetor 2023, 15:54 Nga DOSJA

Lajm i keq për Barçën, portieri Ter Stegen pritet t’i

SPANJE - Prej dy ditësh ky është një lajm që ka shqetësuar ndjekësit e Barçës. 

Marc-André Ter Stegen, i cili ka vuajtur nga problemet e shpinës që nga pushimi i fundit ndërkombëtar, kishte një vendim të rëndësishëm për të marrë: për t'iu nënshtruar apo jo operacionit, ndërkohë që trajtimi konservativ i tij, i zbatuar që nga rikthimi në Barcelonë, nuk jepte fryte.

Orët e fundit është bërë më i qartë skenari i një operacioni që tashmë e konfirmon qartë e përditshmja katalanase “Sport”. 

Pasi gjetën kohë për të reflektuar dhe për t’u konsultuar me specialistë, Barça dhe portieri gjerman ranë dakord për zgjidhjen e operacionit, i cili domosdoshmërisht çon në një mungesë afatgjatë, e cila kërcënon edhe pjesëmarrjen e tij në finalen e 1/8 të Champions League...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll