Sport

Luis Suarez bën rrëfimin tronditës: “Para ndeshjeve marr pilula dhe injektoj veten”

Ndërkombëtari uruguajan flet për vështirësitë fizike që e kanë pllakosur së fundmi

5 Dhjetor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Luis Suarez bën rrëfimin tronditës: “Para ndeshjeve marr

BRAZIL - Grémio fitoi (1-0) dje ndaj Vasco da Gama, me golin e vetëm të shënuar nga Luis Suarez, i cili u dha një lamtumire emocionale tifozëve të skuadrës së Porto Alegres. 

Në fund të takimit, sulmuesi 36-vjeçar uruguajan, të cilit i mbaron kontrata dhe është gati të bashkohet me Messin te Inter Miami, foli për të ardhmen dhe vuri në pah vështirësitë që ka përjetuar për të vazhduar karrierën. "Ajo që flet është trupi im dhe dhimbja që ndjej çdo ditë, është e madhe. Kam fituar të drejtën të vendos dhe të them mjaft", tha ai.

Më vonë, në një intervistë për “Radio 890 Sport”, Luis Suarez bëri edhe një rrëfim edhe më mbresëlënëse. "Në ditët para ndeshjeve marr tre pilula dhe para ndeshjes duhet të injektoj veten. Nëse nuk e bëj këtë, nuk do të mund të luaj. Duhet të mendoj se nëse vazhdoj kështu kam fituar. Nuk do të jem në gjendje të luaj futboll me miqtë e mi në pesë vjet.

E vërteta është se vetëm momentet e para të mëngjesit janë shumë të dhimbshme. Kushdo që më sheh mendon se është e pamundur për mua të luaj një lojë. Djali im më kërkon luaj me të dhe nuk mundem”,- tha uruguajani, i cili shënoi 27 gola dhe 17 asistime në 53 ndeshje për Grémio këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll