Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë/ SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të pandehurit, 7 vite për bashkëpunëtorin e drejtësisë

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë drejt Kodrave të Liqenit. 

5 Dhjetor 2023, 15:39 Nga r.ll
Vrasja e Behar Sofisë/ SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të
behar sofia

TIRANË- SPAK ka kërkuar nga 30 vite burg për secilin prej 4 të pandehurve të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin, vetëm 7 vite burg.

Në pretencën e SPAK, kërkohet dënimi me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg.

Ky i fundit u arrestua në Mal të Zi, 2 javë pas atentatit ku u vra Behar Sofia. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë. Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi.

Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë. Ndërsa personi që dyshohet se dha urdhrin për ekzekutimin e Behar Sofisë, Jemin Sheraj, është ende në kërkim. 

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë drejt Kodrave të Liqenit. 

behar sofia

Sondazh

Poll