Aktualitet

Berisha nis konferencën me një minutë heshtje për vdekjen e Mirush Kabashit

Kryedemokrati shprehet se Kabashi ishte një nga talentet më të rralla dhe një nga artistët më të shquar të teatrit shqiptar

5 Dhjetor 2023, 12:09 Nga r.ll
Berisha nis konferencën me një minutë heshtje për vdekjen e
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur ndryshe konferencën e sotme për shkak të vdekjes së aktorit Mirush Kabashi. Berisha ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për vdekjen e artistit të njohur.

Kryedemokrati shprehet se Kabashi ishte një nga talentet më të rralla dhe një nga artistët më të shquar të teatrit shqiptar

"Së pari, sot është një ditë zie për artin, artdashësin, kulturën tonë. Një gjeni i skenës shqiptare dhe filmit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë. Mirush Kabashi nuk është më.

Mirush Kabashi ishte një nga talentet më të rralla, një nga artistët më të shquar, më të talentuar të filmit dhe teatrit shqiptar.
Ai interpretoi mbi 100 role, personazhe të veprave të autorëve tanë dhe botërorë. I interpretoi ata me mjeshtëri të madhe.

U bë i pavdekshëm me rolet e tij. Mirush Kabashi u nda nga ne si Sokrati i kohës sonë dhe u nis në përjetësi.
Duke shprehur ngushëllime më të ndjera familjes, të afërmve dhe të gjithë admiruesve të tij, u ftoj të nderojmë kujtimin e artistit të madh me një minutë heshtje.", tha Berisha në nisje të fjalës së tij. 

salki berisha vdekja e mirush kabashit

Sondazh

Poll