Aktualitet

Përndoqi një shtetase për disa muaj/ Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, mbante municion luftarak në banesë

Arrestimi i tij u krye nga policia e komisariatit nr 6 në kuadër të një operacioni të koduar "Cross road".

5 Dhjetor 2023, 13:34 Nga r.ll
Përndoqi një shtetase për disa muaj/ Arrestohet 27-vjeçari
foto nga arrestimi

TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 27 vjeçar, i cili akuzohet se përndoqi një shtetase për disa muaj.

Arrestimi i tij u krye nga policia e komisariatit nr 6 në kuadër të një operacioni të koduar "Cross road". Në banesën e tij iu gjetën dhe municione luftarake, të cilat u sekuestruan nga policia. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Cross road", i ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë.

Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Cross road", të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasit A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll