Aktualitet

Sot gjyqi ndaj Belerit, mbështetësit mblidhen para GJKKO, ambasadorja greke ndjek nga afër seancën

Raportohet se në ambientet përballë Prokurorisë së Posaçme janë paraqitur mbështetës të shumtë të Belerit. 

5 Dhjetor 2023, 15:00 Nga r.ll
Sot gjyqi ndaj Belerit, mbështetësit mblidhen para GJKKO, ambasadorja
fredi beleri

TIRANË- Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e radhes për gjyqin ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Raportohet se në ambientet përballë Prokurorisë së Posaçme janë paraqitur mbështetës të shumtë të Belerit. Gjithashtu në ambientet e jashtme të GJKKO janë vendosur tre media greke të cilat po ndjekin procesin.

Në seancën ndaj Belerit, raportohet se kanë mbërritur kreu i PBDNJ Vangjel Dule si edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Konstantina Kamitsi.

Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar. 

fredi beleri

Sondazh

Poll