Aktualitet

"A ka paguar Pacolli operacionin e tij?"/ Babai i Naim Murselit: Historia po keqpërdoret, ai ka lindur me problem në zemër

Në një intervistë për emisionin "Me zemër të hapur" ai ka folur mbi raportin e djalit të tij me Liridonën por edhe mbi lajmet e një kërkesë të hershme të Naimit për Begjet Pacollin, lidhur me një operacion në zemër.

5 Dhjetor 2023, 12:54 Nga h.k
"A ka paguar Pacolli operacionin e tij?"/ Babai i Naim Murselit:
Shaban Murseli

TIRANË-Shaban Murseli, babai i Naimit, të dyshuarit si organizator i vrasjes së Liridona Ademit, gruas së tij ka dhënë përgjigje për gjithë pikëpyetjet e ngritura mbi krimin tronditës. Në një intervistë për emisionin "Me zemër të hapur" ai ka folur mbi raportin e djalit të tij me Liridonën por edhe mbi lajmet e një kërkesë të hershme të Naimit për Begjet Pacollin, lidhur me një operacion në zemër.

I ati tha se kjo po keqpërdoret politikisht, ku sipas tij Naimi ka lindur me probleme në zemër. 

Pjesë nga intervista:

A ka qenë ndonjëherë i sëmurë Naimi, ku i është dashur ndihma e Pacollit?

Shaban Murseli: Faleminderit që më pyete se kjo po keqpërdoret. Naimi kur ka lindur ka lindur me një defekt në zemër, është dashur të bëjë 2 operacione. Operacionin e parë kam shkuar në Zagreb.

Me çfarë punësh ë shtë marrë Naimi në Suedi?

Shaban Murseli: Është marrë me shumë punësh. Ka punuar si shitës i disa reklamave të kompanive. Ka qenë këshilltar të një kompanie të madhe sigurimesh ën Suedi.

Jeni pro versionit që ka të bëjë me sigurimin e jetës që Liridona ka pasur në Suedi?

Shaban Murseli: Nuk i besoj këtij versioni. Sigurimi është 300 mijë euro.

Djali juaj ka qenë shumë aktiv në rrjetet social, nuk shfaqet përkrah Liridonës, por përkrah VIP-ve.

Shaban Murseli: Naimi ka mijëra foto me Liridonën.

vrasja e liridones shaban murseli

Sondazh

Poll