Aktualitet

Plagoset punëtori në vendin e punës, arrestohet drejtuesi teknik 71-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur në Balldrem, ku i plagosuri është nisur menjëherë në spital, ku rezulton jashtë rrezikut për jetën.

5 Dhjetor 2023, 13:46 Nga h.k
Plagoset punëtori në vendin e punës, arrestohet drejtuesi teknik
Policia Elbasan

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 71-vjeçar F.P drejtues teknik në një firmë në hidrokarburesh ku mbeti i plagosur gjatë punimeve një 45-vjeçar F.M. Ngjarja ka ndodhur në Balldrem, ku i plagosuri është nisur menjëherë në spital, ku rezulton jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për shtetasin F. M., 45 vjeç, që ishte paraqitur në spital, për të marrë mjekim, pasi ishte rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që kishte qenë duke punuar në një firmë për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin F.P., 71 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi F. M., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve."

arrestohet 71 vjecari elbasan

Sondazh

Poll