5 Dhjetor 2023, 13:16
Nga h.k
Gaza
IZRAEL-Izraeli pret luftime të vështira në fazën e re të luftës së tij në Gazë, por është i hapur për “këshilla konstruktive” për reduktimin e dëmeve ndaj civilëve, për aq kohë sa sugjerimet janë në përputhje me objektivin e tij për shkatërrimin e grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – ka thënë një zëdhënës i qeverisë izraelite, të martën.
“Ne po vazhdojmë me fazën e dytë tani. Një fazë e dytë që do të jetë e vështirë ushtarakisht”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi Eylon Levy, raporton Reuters.
Forcat izraelite kanë nisur të veprojnë në zonën jugore të Rripit të Gazës, ku popullsia është rritur për rreth 1 milion refugjatë nga zonat veriore, ndërsa Izraeli është përballur me trysni të madhe ndërkombëtare, përfshirë nga Uashingtoni, për të kufizuar viktimat civile.
Levy ka shtuar se Izraeli po bën shumë përpjekje për të reduktuar dëmet ndaj civilëve. “Ne nuk e kemi zgjedhur fushëbetejën, Hamasi e ka zgjedhur atë”, është shprehur ai.
Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.
Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.
Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare./REL
lufta izrael palestine
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 12:54
h.k
Shaban Murseli
TIRANË-Shaban Murseli, babai i Naimit, të dyshuarit si organizator i vrasjes së Liridona Ademit, gruas së tij ka dh&eum...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 12:14
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një tre-vjeçare ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në katin e pestë të një pallati n&eum...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 12:09
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur ndryshe konferencën e sotme për shkak të vdekjes së a...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 12:03
r.ll
zamira kita
TIRANË-Aktorja Zamira Kita ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, ‘Nderit të Kombit...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 11:57
r.ll
bujar asqeriu
TIRANË- Aktori Bujar Asqeriu foli për humbjen e madhe të kolegut të tij, aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. ...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 11:40
r.ll
foto ilustruese
HAS- Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte një lokal me qira në Krumë për...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 11:21
h.k
Foto nga operacioni
MILANO-Policia e Shtetit, e koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos, në kuadër të një aktiviteti hetimor t&eum...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 11:10
r.ll
mirush kabashi
TIRANË- Kreu Ipartisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e artistit të njohur, Mirush Kabashi. Berisha p&e...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 10:59
r.ll
mirush kabashi
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e aktorit shumë të njohur, Mirush...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 10:53
r.ll
klodian kapidani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Klodian Kapidanin, i cili u arrëstua për blerje votash p&eu...