Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kabashit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun e skenës

Ish-kryeministri shkruan se Mirush Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

5 Dhjetor 2023, 11:10 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e Kabashit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë
mirush kabashi

TIRANË- Kreu Ipartisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e artistit të njohur, Mirush Kabashi. Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se "mbreti" i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë. 

Ish-kryeministri shkruan se Mirush Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri. Ai i shpreh ngushëllimet ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të “Mjeshtrit të Madh,”.

POSTIMI I PLOTË:

Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës.
Të dashur miq, Mirush Kanashi, “Mbreti” i skenës dhe filmit, mbylli sytë përgjithmonë. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen, i cili me aftësitë, talentin e rrallë, në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve, të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë, do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar. I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si “Sokrati” i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.
Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të “Mjeshtrit të Madh,” i lutem Zotit që shpirti i tij të gjej paqen e merituar. Amin! #sb

Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”./Dosja.al

sali berisha vdekja e mirush kabashit

Sondazh

Poll