Aktualitet

Vritet me armë zjarri 43-vjeçarja në Greqi, partneri shpallet në kërkim, fqinjët: Dëgjuam debat të fortë

Fqinjët dëgjuan një debat të fortë mes gruas dhe partnerit të saj përpara se të ndodhte vrasja.

5 Dhjetor 2023, 10:09 Nga A.B
Vritet me armë zjarri 43-vjeçarja në Greqi, partneri shpallet
Policia

GREQI-Të shtëna me armë zjarri në Salamina, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 43-vjeçare. Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit në rrugën Aiantos, ndërsa gruaja kishte marrë dy plagë me armë zjarri në pjesën e barkut.

43-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj. Raportimet tregojnë se pak para të shtënave, fqinjët kanë dëgjuar një debat të ashpër mes gruas dhe një burri, i cili sipas raportimeve është partneri i saj. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Nuk ka ende të dhëna të tjera për rastin, ndërsa hetimi ende në vazhdim. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy gëzhoja./Dosja.al

vrasje ne greqi greqi

Sondazh

Poll