Aktualitet

Zhduket prej 4 ditësh 24-vjeçari shqiptar në Rumani, policia thirrje për ndihmë

Nuk dihen detaje për veshjen e tij në momentin kur doli nga shtëpia.

5 Dhjetor 2023, 09:04 Nga A.B
Zhduket prej 4 ditësh 24-vjeçari shqiptar në Rumani, policia
Geri Hoxha

RUMANI-Geri Hoxha, 24-vjeçari shqiptar është zhdukur pa gjurmë në qytetin Oradea, në veri-perëndim të Rumanisë. Policia njofton se 24-vjeçari doli nga banesa më 1 dhjetor dhe prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me familjen e tij.

Sipas detajeve që ka përshkruar policia ai është i gjatë rreth 1.80 m, peshë rreth 120 kg, fytyrë ovale, sy kafe dhe flokë të zinj. Nuk dihen detaje për veshjen e tij në momentin kur doli nga shtëpia.

“Luten qytetarët që mund të japin ndonjë informacion për këtë person të kontaktojnë njësinë më të afërt të Policisë dhe të telefonojnë në numrin falas të telefonit 112! Mos harroni se çdo informacion mund të kthejë në familje një person të zhdukur!”, njoftojnë zyrtarët e policisë rumune.

geri hoxha

Sondazh

Poll