Aktualitet

Sundimi i ligjit/ Arrestohen tre persona në Fier, të shpallur në kërkim për vjedhje dhe thyerjen e masës së sigurisë

Një nga të arrestuarit 54-vjeçari Vladimir Halili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg vjedhje.

5 Dhjetor 2023, 09:59 Nga h.k
Sundimi i ligjit/ Arrestohen tre persona në Fier, të shpallur në
Pjese nga operacioni

FIER-3 persona janë vendosur në pranga nga Policia e Fierit në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit". Një nga të arrestuarit 54-vjeçari Vladimir Halili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg vjedhje.

Dy personat e tjetër I.S 26 vjeç banues në Lushnje është arrestuar në flagrancë për thyerjer e masës së sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe M.F 39 vjeç banues në Fier i dënuar për vjedhje, u kap duke thyer të njëjtën masë sigurie. Policia po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për dërgimin e materialeve ë gjykatë. 

NJOFTIMI I POLICISË

"3 shtetas të tjerë në pranga, si rezultat i operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Ndalohet një 54-vjeçar i dënuar me burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, si dhe arrestohen 2 shtetas që thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Lushnjë dhe Fier, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë vënë në pranga shtetasit:

-Vladimir Halili, 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese. Në vitin 2020, shtetasi Vladimir Halili ka vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në vitin 2021, ka vjedhur në 1 makazinë në fshatin Rrapëz;

-I. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

-M. F., 39 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme."

operacioni sundimi i ligjit

Sondazh

Poll