Aktualitet

Vdekja e Mirush Kabashit/ Meta: Pikëllim i madh, ngushëllime familjes

Meta shpreh ngushëllimet familjes dhe shkruan se veprat e tij artistike në film dhe teatër do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë. 

5 Dhjetor 2023, 10:59 Nga r.ll
Vdekja e Mirush Kabashit/ Meta: Pikëllim i madh, ngushëllime familjes
mirush kabashi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e aktorit shumë të njohur, Mirush Kabashi.

Meta shpreh ngushëllimet familjes dhe shkruan se veprat e tij artistike në film dhe teatër do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë. 

POSTIMI I PLOTË:

Pikëllim të madh për largimin në amshim të "Nderit të Kombit", Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt! Ngushëllimet më të ndjera për familjen!

Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”./Dosja.al

ilir meta vdekja e mirush kabashit

Sondazh

Poll