Aktualitet

Dhunoi gruan dhe u kap me armë pa leje në banesë, lihet në burg ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Në seancën e përcaktimit të masës së sigurisë, prokuroria kërkoi arrest me burg për 53-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve, kërkesë që u pranua nga gjykata.

5 Dhjetor 2023, 10:45 Nga r.ll
Dhunoi gruan dhe u kap me armë pa leje në banesë, lihet në
durim toska

KORÇË- Gjykata e Korçës  ka lënë në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës, Durim Toska i cili u ndalua nga policia e Pogradecit me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Në seancën e përcaktimit të masës së sigurisë, prokuroria kërkoi arrest me burg për 53-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Dy avokatët mbrojtës të Toskës kërkuan një masë sigurie më të lehtë me argumentin se 53-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten, por kishin patur një debat normal familjar, pasi edhe bashkëshortja ka tërhequr akuzën për dhunë në familje.

Sa i takon armës së gjetur nga policia gjatë kontrollit të banesës, Toska ka mohuar të ketë dijeni për ekzistencën e saj. Durim Toska u arrestua tre ditë më parë nga policia e Pogradecit, pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje.

durim toska

Sondazh

Poll