Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Derviçan, shkak bëhet soba me dru

55-vjeçari bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

5 Dhjetor 2023, 08:50 Nga A.B
Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Derviçan, shkak
Zjarri

DERVIÇAN- Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, mësohet se është dëmtuar lehtë shtetasi 55 vjeçar me inicialet DH.K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital. 55-vjeçari bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit”, sipas policisë.

dervican plagoset 55-vjecari

Sondazh

Poll