Bota

Japoni, gjenden pesë trupa nga ekuipazhi i avionit amerikan që u rrëzua në Japoni

Më 29 nëntor, avioni amerikan ishte nisur nga baza ajrore amerikane në Iëakuni, afër Hiroshimës, në Japoninë perëndimore, për të shkuar në një bazë tjetër ushtarake amerikane në Okinaëa, në skajin jugperëndimor të arkipelagut japonez.

4 Dhjetor 2023, 21:49 Nga A.TH
Japoni, gjenden pesë trupa nga ekuipazhi i avionit amerikan që u
Foto Ilustruese

JAPONI- Trupat e pesë anëtarëve të ekuipazhit të një avioni amerikan Osprey që u rrëzua një javë më parë në Japoninë perëndimore janë gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Sa më sipër u bë e ditur sot nga Komanda e Operacioneve Speciale të Forcave Ajrore Amerikane. Në bordin e avionit që u rrëzua ndodheshin gjithsej 8 persona. Javën e kaluar u gjet trupi i një anëtari të ekuipazhit.

“Dy anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve u gjetën sot, u gjetën me sukses edhe pse identiteti i tyre duhet të verifikohet”, thuhet në deklaratë.

Më 29 nëntor, avioni amerikan ishte nisur nga baza ajrore amerikane në Iëakuni, afër Hiroshimës, në Japoninë perëndimore, për të shkuar në një bazë tjetër ushtarake amerikane në Okinaëa, në skajin jugperëndimor të arkipelagut japonez.

japoni

Sondazh

Poll