Bota

Qytetarët ndezin qirinj në nder të Liridona Ademajt në Prizren dhe në Gjakovë

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Mes të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

4 Dhjetor 2023, 21:34 Nga a.l
Qytetarët ndezin qirinj në nder të Liridona Ademajt në
Liridona Ademaj

KOSOVË- Në Prizren dhe Gjakovë janë ndezur qirinj nga qytetarë të shumtë, në nder të viktimës, Liridona Ademaj. Banorët e këtyre dy qyteteve kanë ndezur qirinj në sheshet kryesore, në ditën kur është bër rivarrosja e Liridona Ademajt nga fshati i prejardhjes së ish-bashkëshortit, Cermjan, në fshatin e saj, Rracaj. Rivarrosja ishte kërkesë e familjes së të ndjerës, në momentin që u kuptuan rrethanat në të cilat mbeti e vrarë vajza e tyre. 

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Mes të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë. Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Zemërim të madh ka shkaktur edhe fakti që burri i saj ka qenë pjesë e ceremonisë së varimit. Kryeministri i Kosovës ka thënë personat e përfshirë në vrasjen e Liridonës duhet ta marrin dënimin maksimal. 

liridona ademaj

Sondazh

Poll