Bota

Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokatja Loncari: Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë. Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

4 Dhjetor 2023, 21:18 Nga a.l
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokatja Loncari: Suedia mund të
Arlinda Loncari

KOSOVË- Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari deklaron se shteti suedez mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Mes të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë. Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Zemërim të madh ka shkaktur edhe fakti që burri i saj ka qenë pjesë e ceremonisë së varimit. Kryeministri i Kosovës ka thënë personat e përfshirë në vrasjen e Liridonës duhet ta marrin dënimin maksimal. 

liridona murseli arlinda loncari

Sondazh

Poll