Bota

Mësuesja e Liridona Ademajt prek me fjalimin në ceremoninë mortore: Ishte nxënëse e shkëlqyer, u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve, e përlotur ajo shprehu trishtimin për padrejtësinë që i bëri njeriu tek i cili besonte më shumë. Ndërsa shtoi se rasti i Liridonës është nga ato që nuk harrohen lehtë. 

4 Dhjetor 2023, 20:25 Nga a.l
Mësuesja e Liridona Ademajt prek me fjalimin në ceremoninë
Teuta Haxhiu

KOSOVË- Vdekja e 30-vjeçares Liridona Ademaj ka lënë një gjurmë të thellë trishtimi në mbarë opinionin publik, por më së shumti tek familja, të afërmit, miqtë dhe njerëzit që e donin. Në ceremoninë mortore në vendlindjen ka marrë pjesë edhe mësuesja e saj e cila preku me dedikimin dhe mesazhin për të ndjerën. Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve, e përlotur ajo shprehu trishtimin për padrejtësinë që i bëri njeriu tek i cili besonte më shumë. Ndërsa shtoi se rasti i Liridonës është nga ato që nuk harrohen lehtë. 

“Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuare më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të. Liridon e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe që na gërryen, e gërryen edhe gurin. Jemi krenar që të patëm bijë kaq të dashur, nxënëse të shkëlqyer, vajzë të devotshme dhe nënë kaq të përkushtuar siç ishe ti, por njëkohësisht shprehim vendosmërinë tonë që të shprehim drejtësi për ty Liridon dhe për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat tona të bekuara që në një formë apo tjetër u bën formë e dhunës së egër duke humbur jetën tragjikisht. Nuk do të ndalemi prej asnjë pengese tjetër për ta quar në vend drejtësinë, mbase edhe si ngushëllim për humbjen e pakombensueshme dhe mesazhin që kjo shoqëri ka nevojë“, tha ajo raporton KosovaPress. 

teuta haxhiu liridona murseli

Sondazh

Poll