Bota

Djali i tij porositi vrasjen e Liridonës/ Thyen heshtjen babai i Naimit: Ta dija që e ka bërë ai do isha hakmarrë! Liridonën e kam dashur si fëmijën tim

Për Liridonën e ndjerë, ai thotë se e ka dashur më shumë se fëmijët e tij, ndërsa një mesazh kishte edhe për familjen e saj, duke thënë se është me ata dhe jo me djalin.

4 Dhjetor 2023, 20:52 Nga a.l
Djali i tij porositi vrasjen e Liridonës/ Thyen heshtjen babai i Naimit: Ta
Babai i Naimit

KOSOVË- Babai i Naim Murselit ka thyher heshtjen për ngjarjen tronditëse ku hetimet dhe dëshmitë e autorëve zbuluan se djali i tij ka porositur eliminimin e nënës së dy fëmijëve të tij. Ai rrëfen se nuk mendonte kurrë se një ditë Naimi do e bënte një veprim të tillë dhe se nuk ka patur asnjë informacion për planin e tij. Madje thotë se nëse do ta dinte që djali i tij ka kryer këtë akt, do të hakmerrej që atë ditë dhe siç shprehet ai “sot nuk do ishte gjallë”. Për Liridonën e ndjerë, ai thotë se e ka dashur më shumë se fëmijët e tij, ndërsa një mesazh kishte edhe për familjen e saj, duke thënë se është me ata dhe jo me djalin.

“Me pa dit unë që e ka bo djali jem unë isha hakmarrë vetë me djalë tem atë ditë. Ai nuk do ishte gjallë sot. Liridonën e kemi dash më shumë se fëmijët. Unë jam me ata, jo me Naimin. Nuk kam pasur fytyrë me ju dalë përballë. Me ma dhanë krejt botën nuk më kishte shkuar në mendje që djali jem ta kishte bërë atë gjest. Unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur”, tha babai i Naim Murselit për Nacionale.

Në një intervistë të dhënë për 'Nacionale', ai tregoi momentin kur mori vesh se djali i tij u akuzua për porositje. 

“Besoni, ju betohem… kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, kam ardhur në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, atëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova”, ka thënë babai i Naimit. 

liridona murseli

Sondazh

Poll