Politike

Rama: Shkodra është prioritet, projekt edhe për Kalanë e Rozafës

Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Shkodër, Rama deklaroi se kanë disa projekte për Shkodrën që do të përfundohen gjatë këtij mandati.

4 Dhjetor 2023, 17:10 Nga I.A
Rama: Shkodra është prioritet, projekt edhe për Kalanë e
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shkodra është prioritet për qeverinë e tij. Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Shkodër, Rama deklaroi se kanë disa projekte për Shkodrën që do të përfundohen gjatë këtij mandati. Ai theksoi se kanë po ashtu një projekt për Kalanë e Rozafës si dhe për rrugët kryesore në qytet.

"Prandaj Shkodrën e kemi prioritet kryesor dhe do të vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor. Kemi nisur projektin që kur e nxorrëm para zgjedhjeve thanë s’do bëhet. Projekti i hyrjes së Shkodrës po bëhet është kantier. Është faza e parë. Shkodra më në fund do ketë një hyrje se në Shkodër hyhet si fshehurazi. Ashtu hyhej dhe dikur në Vlorë. S’kishte hyrje, edhe Shkodra s’ka hyrje, hyhet por është si shteg. Shkodra një qytet i marrë peng me lakun në fyt, do tja heqim lakun. Kemi dhe një tjetër projekt për kalanë e Rozafës, që do ta bëjmë edhe më të disponueshëm për aktivitete që zhvillohen aty. Pastaj jemi duke punuar për një projekt tjetër për fabrikën e telave për ta kthyer atë zonë të degraduar në një destinacion për të rinjtë dhe për të gjitha moshat me terrene sportive me aktivitet sportiv kryesisht por jo vetëm. Ishim në bashki dhe pamë projektin e ri që tashmë është  bërë gati. Jam i kënaqur që do kem dhe unë dorë në heqjen e atij tregu të tmerrshëm pas stadiumit. Pika e kthesës në çdo qytet është kur heq këto tregjet që rrinë aty si me të thënë se këtu harroje se ndryshon kjo punë... Do hiqet tregu por nuk do lihen pa asnjë mundësi ata që janë aty. Është investim shumë i madh që prek një aks të tërë që lidh zonën e poshtë të stadiumit me pjesën qëndrore që ia vlen dhe do e bëjmë. Projekt që do e programojmë për vitin e ardhshëm. Do bëhet një qendër e re e Shkodrës”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll