Politike

Rama në Shkodër: I kemi vendosur Benet Becit në dispozocion 20 mln euro për investim, kanë nisur ndryshimet 

Po ashtu ai theksoi se ndryshimet në Shkodër kanë nisur që të dallohen dhe tani. 

4 Dhjetor 2023, 16:35 Nga I.A
Rama në Shkodër: I kemi vendosur Benet Becit në dispozocion 20
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryetarit të Bashkisë në Shkodër Benet Becit i janë vënë në dispozicion nga qeveria 20 milion euro për të investuar në qytet. Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Shkodër, Rama u shpreh se ky është vetëm fillimi që qeveria kamenduar për të investuar në Shkodër. Po ashtu ai theksoi se ndryshimet në Shkodër kanë nisur që të dallohen dhe tani. 

“Me përkushtim dhe vëmendje është arritur që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit publik. Ishte një situatë e vështrië dhe ajo. Kishte të bënte me kujdesin dhe mirëmbajtjen se me ndonjë investim të posaçëm. Duket qartë, që edhe puna e nisur me mbështetjen e qeverisë përmes fondit të Zhvillimit për përmirësimin e infrastrukturës për shtresa të reja rrugore që ishin për ibret. Do të vazhdojë, janë 11 km rrugë brenda qytetit të rëndësishme që do ribëhen plotësisht. Kjo është buka e përditshme e punës së një bashkie, i sjell si shembull për të evidentuar faktin se mesa pak dhe sa pak ky qytet ka vuajtur për vite të tëra dhe ka mbajt mbi supe pluhur dhe shëmti. Nga ana tjetër nuk është dhe aq pak sepse në themel ka të bëjë me vendimarrjen e qytetarëve dhe vullnetin qytetar. Shkodra mes këtyre dy epokave në një periudhë kohe, për disa muajsh ofron dy pasqyra shumë domethënëse për ata që thonë se vota nuk rëndësi se janë njësoj. Shkodra nuk është njësoj si pas zgjedhjeve. Do të investohen rreth 20 milionë euro. Disa projekte të rëndësishme kanë filluar të zbatohen. Brenda 4 muajsh apo më pak po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll