Politike

GJKKO shtyn seancën, avokati i kryebashkiakut të Himarës: Ata presin o të vdesë Beleri, o të vdesin ata

Ndërsa u pyet nëse do të ketë mundësi që të jepet një leje që Beleri të betohet online me zoom, ai në linjën e ironisë tha se të bëhet ‘si te Lana, me notere’.

4 Dhjetor 2023, 10:52 Nga r.ll
GJKKO shtyn seancën, avokati i kryebashkiakut të Himarës: Ata
edmond demo

TIRANË- Avokati i Fredi Belerit, Edmond Demo ka dhënë një deklaratë të shkurtë për mediat pas vendimit të GJKKO për shtyrjen e seancë në 14 dhjetor. Duke ironizuar, avokati tha se ndoshta gjykata pret që të vdesë Beleri apo të vdesin ata vetë.

Ndërsa u pyet nëse do të ketë mundësi që të jepet një leje që Beleri të betohet online me zoom, ai në linjën e ironisë tha se të bëhet ‘si te Lana, me notere’.

"Ne kemi dorëzuar të gjitha ato që duhen që të lejohet betimi brenda ligjit të Republikës së Shqipërisë. Ata presin që o të vdesë Beleri o të vdesin ata, nuk e di. Betimi nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët”- tha avokati i Belerit.

edmond demo

Sondazh

Poll