Politike

"Diskriminim politik"/ Dëshmia e Belerit, akuza Ramës: Mban qëndrim para çdo seance

Sipas tij në asnjë vend të botës nuk është parë që humbësi të drejtojë bashkinë. 

4 Dhjetor 2023, 11:04 Nga h.k
"Diskriminim politik"/ Dëshmia e Belerit, akuza Ramës: Mban
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarrë ka dëshmuar ditën e sotme në seancë duke kundërshtuar shtyrjen e seancës për lejen e betimit. Në dëshminë e tij Beleri e quan situatën një diskriminim politik që sipas tij ka 7 muaj që nuk i jepet e drejta që i takon.

Sipas tij në asnjë vend të botës nuk është parë që humbësi të drejtojë bashkinë. 

Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himares. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë.”-thotë Fredi Beleri në dëshminë e tij. 

fredi beleri

Sondazh

Poll