Politike

"Nuk patë sherrin e Ballës me Peleshin"/ Berisha: Taulanti i mori Nikos, Stiljanon e drogës

Kryedemokrati tha se mes dy ministrave kishte një bisedë të tensionuar, ku sipas Berishës, Balla i ka marrë territorin e kalimit të drogës Niko Peleshit në lidhje me rrugë e Greqisë.

4 Dhjetor 2023, 10:27 Nga h.k
"Nuk patë sherrin e Ballës me Peleshin"/ Berisha: Taulanti i
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur gjatë deklaratës së tij në një detaj që sipas tij gazetarët nuk i dhanë vëmendje. Berisha foli për një debat mes ministrave Niko Peleshi dhe Taulant Balla. Kryedemokrati tha se mes dy ministrave kishte një bisedë të tensionuar, ku sipas Berishës, Balla i ka marrë territorin e kalimit të drogës Niko Peleshit në lidhje me rrugë e Greqisë.

Nga ana tjetër kreu i PD-së tha se tentativa për të ndaluar Komisionet do të dështojë, ku sipas tij nuk do të ketë paqe pa u miratuar kërkesa e opozitës. 

"A e patë ju debatin mes Nikos dhe Taulantit? Nuk e patë ju, ju shpëtoi biseda plot tensione vesh më vesh mes ministrave. Ia mori Balla, Peleshit territorin e drogës dhe Stilianon e ti. Të gjitha këto do të hetohen. Kemi të bëjmë me lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta të krimit me politikën."-tha Berisha. 

kuvendi 4 dhjetor 2023 sali berisha

Sondazh

Poll