Politike

"Nuk përsëris veten"/ Mungoi në Kuvendin Kombëtar të 2 Dhjetorit, Bardhi u përgjigjet gazetarëve: E shoh si një proces

Sipas Bardhit, duke dhënë një përgjigje të shkurtër, Kuvendi i 2 dhjetorit ishte një vazhdim procesi. 

4 Dhjetor 2023, 10:29 Nga h.k
"Nuk përsëris veten"/ Mungoi në Kuvendin Kombëtar
Gazmet Bardhi

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi gjatë deklaratës së tij për mediat pas mbarimit të seancës plenare është pyetur nga gazetarët për zhvillimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së në 2 Dhjetor. Bardhi është përgjigjur shkurtimisht se kësaj pyetje i ka dhënë shumë herë përgjigje dhe se nuk preferonte të përsëriste veten.

Sipas Bardhit, duke dhënë një përgjigje të shkurtër, Kuvendi i 2 dhjetorit ishte një vazhdim procesi. 

Është një  proces që ka nisur prej shumë kohësh dhe 2 dhjetori ishte një fazë e këtij procesi. Nuk dua të përsëris veten për një çështje që i kam dhënë shumë herë përgjigje.” tha shkurtimisht Bardhi.

 

 

kuvendi 4 dhjetor 2023 gazmet bardhi

Sondazh

Poll