Politike

"Kjo godinë është kthyer në një sallë të pushtuar"/ Bardhi: Do vazhdojmë në këtë aksion! Nuk do tërhiqemi

Bardhi i bëri thirrje maxhorancës që të vendosë arsyen dhe llogjikën në punë.

4 Dhjetor 2023, 10:32 Nga A.B
"Kjo godinë është kthyer në një sallë të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh për mediat se opozita nuk do e ndalojë aksionin që ka nisur. Pas përfundimit të seancës, ai tha se Kuvendi është kthyer në një sallë të pushtuar. Po ashtu, ai i bëri thirrje maxhorancës që të vendosë arsyen dhe llogjikën në punë.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Bardhi: Edhe pse prej kohësh kuvendi është futur në anomalitet, maxhoranca nuk ka asnjë reflektim. Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësuesit e saj në komisionet zgjedhore. Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi për detyrë të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në sistemin e shëndetësisë, për sistemin TIMS, e për shumë të tjera. Kjo e drejtë na mohohet prej 2 muajsh. Edhe sot në mëngjes jemi përballur me rrethimin e forcave të opozitës. Kjo godinë është kthyer në një sallë të pushtuar.

Pyetja- Hapi i radhës?

Bardhi: Do vazhdojmë në këtë aksion. Nuk do tërhiqemi. Jemi të vendosur për të vazhduar, apeli im ka qënë që në vend të forcës maxhoranca duhet të vendosë arsyen dhe llogjikën.

Konflikti jonë i brendshëm në Kuvend nuk mund të shtrihet ndaj një ftese në Parlamentin Europian. Ishte ftesë nga parlamenti europian. Nuk kam qëndruar me asnjë deputet të maxhorancës. 

gazment bardhi kuvendi 4 dhjetor 2023

Sondazh

Poll