Politike

"Mosbindja civile një sukses i ditës së sotme"/ Berisha pas mbylljes së seancës: Turp i madh, e patë sesi garda rrethojë deputetët

Berisha e quajti turp mbajtjen e fjalëve nga ana e deputetëve të mazhorancës, kur sipas tij në seancë deputetët po protestonin për të drejtat e të gjithëve. 

4 Dhjetor 2023, 10:20 Nga h.k
"Mosbindja civile një sukses i ditës së sotme"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas përfundimit të seancës. Berisha e quajti protestën të suksesshme duke e vlerësuar në kuadër të aksionit të mosbindjes civile. Kryedemokrati vuri në vëmëndje veprimin e Gardës, si shkelje e Kushtetutës sipas tij, që tentoi të rrethojë deputetët me forca sigurie.

Berisha e quajti turp mbajtjen e fjalëve nga ana e deputetëve të mazhorancës, kur sipas tij në seancë deputetët po protestonin për të drejtat e të gjithëve. 

"E patë sot sesi Linda e Parlamentit është gati të shkatërroj çdo gjë në emër të Edi Ramës, por ai duhet ta dijë se nuk mundet të marrë pushtetin e parlamentit dhe të drejtat e deputetit. Sot mosbindja civile ishte një sukses dhe ju e patë sesi na rrethuan, por askush nuk mundi të ndal aksionin. Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje të parlamentarizmit, nuk njeh kufij. Kjo është seanca e turpit ku ata nuk kanë kod moral dhe janë mekatar turpi. I thash Sinës, ai është grabitqar i fshatrave të Vlorës, me një gurore ka dëbuar fshatin dhe kjo është e turpshme."-tha Berisha. 

kuvendi i shqiperise 4 dhjetor 2023 sali berisha

Sondazh

Poll