Aktualitet

SHORTI/ Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Anëtarët e tjerë të rinj  të KED janë gjyqtari Dariel Sina, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja. Anëtare zëvëndësuese është zgjedhur Mariana Semini.

4 Dhjetor 2023, 11:29 Nga h.k
SHORTI/ Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Emërimeve në
Shorti

TIRANË- Sokol Ngresi anëtar i Gjykatës së Lartë, është zgjedhur Kryetari i Emërimeve në Drejtësi ditën e sotme. Shorti ka nisur paraditen e sotme në ambientet e Presidencës, ku po përzgjidhen anëtarët e këshillave të drejtësisë. Ngresi është zgjedhur kryetari i Këshillit për vitin 2024, ku bashkë me të është bërë dhe përzgjedhja e anëtarëve të këshillit. 

Anëtarët e tjerë të rinj  të KED janë gjyqtari Dariel Sina, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja. Anëtare zëvëndësuese është zgjedhur Mariana Semini. Përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme do të jetë Alma Muça. 

Vijon zgjedhja e anëtarëve të tjetër të këshillave të drejtësisë. 

sokol ngresi

Sondazh

Poll