Aktualitet

Tymuese dhe zjarr në Kuvend, punonjësit e BKH-së ‘zbarkojnë’ në sallën e seancave plenare

Gjatë seancës, e cila zgjati pothuajse 17 minuta, u hodhën tymuese dhe iu vu flaka fasoletave nga deputeti Flamur Noka.

4 Dhjetor 2023, 11:18 Nga A.B
Tymuese dhe zjarr në Kuvend, punonjësit e BKH-së
Kuvendi

TIRANË- Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur në Kuvend për të kontrolluar sallën parlamentare pas kaosi të krijuar nga deputetët e opozitës.

Gjatë seancës, e cila zgjati pothuajse 17 minuta, u hodhën tymuese dhe iu vu flaka fasoletave nga deputeti Flamur Noka. Gjithashtu, ky i fundit tentoi t’i vendoste flakën karrigeve të vendosura grumbull në mes të sallës, por u ndalua nga Garda.

Pasi hodhi tymuese, Noka u përjashtua nga Kuvendi, por refuzoi të dilte deri në momentin e mbylljes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa salla u “pushtua” nga tymi shumëngjyrëshe./Dosja.al

kuvendi 4 dhjetor 2023

Sondazh

Poll