Aktualitet

Bashkëshorti i saj planifikoi vrasjen! Sot bëhet zhvarrimi dhe rivarrimi i Liridona Ademajt në Gjakovë

Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë.

4 Dhjetor 2023, 07:56 Nga A.B
Bashkëshorti i saj planifikoi vrasjen! Sot bëhet zhvarrimi dhe
Liridona Ademi Murseli

KOSOVË-Familja e Liridona Ademajt ka njoftuar se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej ku është varrosur më 1 dhjetor, dhe të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë.

Procedurat do të nisin sot, më 4 dhjetor.

Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, Granit Plava është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë./Dosja.al

liridona ademi vritet liridona murseli

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 15:51 I.A

Të gjithë jemi të barabartë

Special Olympics ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ...