Aktualitet

Videoskandali me Gjicin, Alma Kaçi paraqitet sërish në GJKKO

Më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, e cila filmoi kryetarin e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e institucionit vendor.

4 Dhjetor 2023, 09:18 Nga A.B
Videoskandali me Gjicin, Alma Kaçi paraqitet sërish në GJKKO
Alma Kaci

TIRANË- Alma Kaçi është paraqitur sot në GJKKO. Kaçi është shoqëruar nga dy efektivë policie drejt ambienteve të SPAK. Ndaj Kaçit është caktuar masa ‘arrest shtëpiak’ pas publikimit të videoskandalit, ndërkohë edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj për lehtësim të masës.

Më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, e cila filmoi kryetarin e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e institucionit vendor.

Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

alma kaçi safet gjici

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 15:51 I.A

Të gjithë jemi të barabartë

Special Olympics ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ...