Aktualitet

Kapja e 3.3 ton kokaine në Spanjë/ Burg pa afat për 8 persona, mes tyre 4 shqiptarë, 2 lirohen përkohësisht

Në mesin e 11 të arrestuarve janë 6 shqiptarë, 3 spanjollë, 1 kolumbian dhe 1 dominikan.

3 Dhjetor 2023, 22:25 Nga I.A
Kapja e 3.3 ton kokaine në Spanjë/ Burg pa afat për 8 persona,
Foto Ilustruese

SPANJË- 8 nga 11 të arrestuarit për trafik kokainë në Spanjë janë lënë në burg pa afat. Levante shkruan se Gjykata e Mislatës, ka vendosur burgim pa afat për 8 nga 11 të arrestuarit qe u kapën me 3.3 ton kokainë brenda një kontejneri brenda një magazine industriale në Xirivella në 30 nëntor.

Në mesin e 11 të arrestuarve janë 6 shqiptarë, 3 spanjollë, 1 kolumbian dhe 1 dominikan. Asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur të dëshmojë, as para Policisë Kombëtare dhe as para gjykatësit. Tre personat të cilët janë liruar përkohësisht janë 2 persona nga Shqipëria dhe 1 nga Spanja. Një nga shqiptarët ​​dhe kolumbiani vepronin, si ‘noterë’ të shkarkimit të kokainës.

Ata ishin “sytë dhe veshët” si të shitësit në Kolumbi, ashtu edhe të grupit importues dhe shpërndarës, që i përket kartelit ballkanik, të drejtuar nga shqiptarët dhe që prej disa vitesh ka marrë nën kontroll një pjesë të mirë të trafikut të madh të drogës. Arrestimet ndodhën mbrëmjen e së enjtes, më 30 nëntor, kur të dyshuarit ndodheshin brenda një magazine industriale të marrë me qira nga njëri prej tyre me të vetmin qëllim të merrnin dy kontejnerët që përmbanin drogë.

trafiku me droge ne spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 15:51 I.A

Të gjithë jemi të barabartë

Special Olympics ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ...