Aktualitet

Autobusi përplaset me një makinë në aksin Fier-Patos, plagoset drejtuesi i 'Benz'-it (VIDEO)

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

4 Dhjetor 2023, 09:06 Nga A.B
Autobusi përplaset me një makinë në aksin Fier-Patos,
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.

Autobusi i linjës Fier–Roskovec është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës. Nga të të dhënat paraparke mësohet se është vetëm një person i lënduar, grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor "Fier-Patos", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

/Dosja.al

aksident ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 15:51 I.A

Të gjithë jemi të barabartë

Special Olympics ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ...