Aktualitet

Dita e sotme me diell dhe vranësira! Parashikimi i moti për javën, kur priten të rikthehen reshjet e shiut

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta.

4 Dhjetor 2023, 07:36 Nga A.B
Dita e sotme me diell dhe vranësira! Parashikimi i moti për
Ngrica

TIRANË-Fillimi i javës në vendin tonë moti do të jetë me diell në pjesën e pare të ditës, ndërsa pasdite presim shtim të vranësirave. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      -2/7°C

- Zonat e ulëta       3/15°C

- Zonat bregdetare 6/16°C

Gjatë javës vendi unë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike dhe me masa ajrore të ftohta. Ditën e mërkurë dhe enjte, në vend rikthehen reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa të premten, moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim.

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta. Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 15:51 I.A

Të gjithë jemi të barabartë

Special Olympics ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ...