Politike

S'mori pjesë në Kuvendin e PD, Salianji: Korrigjimet janë të pamjaftueshme, duhen ndryshime të thella

Salianji thotë se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve.

2 Dhjetor 2023, 14:05 Nga A.B
S'mori pjesë në Kuvendin e PD, Salianji: Korrigjimet janë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot ka zgjedhur të mos shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social 'Facebook', ai thotë se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve.

"Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!"

ervin salianji

Sondazh

Poll