Aktualitet

Gjendet një makinë e djegur në Rinas, dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Lezhë

Paraprakisht dyshohet e makina e djegur i përket autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në atentatin e kësaj të shtune.

2 Dhjetor 2023, 22:40 Nga r.ll
Gjendet një makinë e djegur në Rinas, dyshohet se i përket
foto ilustruese

TIRANË- Një makinë është gjetur e djegur në Rinas menjëherë pas atentatit në Lezhë , ku u ekzekutua me armë zjarri Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra në muajin prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Paraprakisht dyshohet e makina e djegur i përket autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në atentatin e kësaj të shtune.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Kujtojmë se Eno Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës, për shkak të plagëve të marra.

atentat ne lezhe eno nikulaj

Sondazh

Poll