Aktualitet

Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në gjendje të rëndë në spital

Policia ka dalë më një komunikatë zyrtare për ngjarjen e rëndë ku bën me dije se i plagosur është transportuar në spital në një gjendje shumë të rëndë, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli për lokalizimin e autorëve.

2 Dhjetor 2023, 22:12 Nga r.ll
Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Një atentat me armë zjarr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku i plagosur rëndë ka mbetur Eno Nikulaj, i cili është kushëririri i biznesmenit, Ardian Nikulaj që u vra me 19 prill të këtij viti.

Policia ka dalë më një komunikatë zyrtare për ngjarjen e rëndë ku bën me dije se i plagosur është transportuar në spital në një gjendje shumë të rëndë, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli për lokalizimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

eno nikulaj

Sondazh

Poll