Aktualitet

I morën drejtoreshës së Vilma Nushit 50 mijë euro përmes mashtrimit! Djali i dajës i Florian Gjergjit: Nuk dija asgjë për skemën

Kristjan Lukaj rezulton të jetë kushëriri i Florian Gjergjit (djali i dajes) ky i fundit vijon të jetë në kërkim i dyshur si koka e grupeve që kanë kryer edhe më parë mashtrime të tilla.

2 Dhjetor 2023, 11:50 Nga A.B
I morën drejtoreshës së Vilma Nushit 50 mijë euro
Florian Gjergji dhe Vilma Nushi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Kristjan Lukajn, të riun nga Shkodra i cili u arrestua një ditë më parë nga Policia gjatë operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Krimi Ekonomik. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Alban Gjoni dhe Rudor Balla kanë mashtruar drejtoreshën e kompaninë marketing & distribution nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si Vilma Nushi.  

Kristjan Lukaj rezulton të jetë kushëriri i Florian Gjergjit (djali i dajës) ky i fundit vijon të jetë në kërkim i dyshur si koka e grupeve që kanë kryer edhe më parë mashtrime të tilla.

Lukaj ka thënë para togave të zeza se nuk kishte dijeni se çfarë po ndodhte dhe për skemën e mashtrimit që kishte krijuar Florian Gjergji, Alban Gjoni dhe Rudor Balla. Sipas deklaratave të Lukajt ai ka lëvizur me makinë për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, pa i treguar se po mashtronin.

Ndërkohë Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se janë përsonat që nëpërmjet mesazheve i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit./Dosja.al

kristjan lukaj florian gjergji

Sondazh

Poll